Cila anë është sipër?
Astronautët mund të kënaqen shumë në Hapësirë, por ata humbasin disa gjëra si p.sh fortësinë e eshtrave dhe ekuilibrin.
Kur ne ecim ose vrapojmë në Tokë, muskujt tërheqin kockat duke i bërë ato më të forta. Në hapësirë muskujt e astronautit bëjnë një pushim duke mos i tërhequr kockat, prandaj kockat nuk mbajnë peshën normale të trupit, peshë të cilën e mbajnë në Tokë. Kur kockat nuk përdoren, ato bëhen më të dobta, prandaj kur astronautët kthehen në Tokë, kockat nuk e mbajnë dot peshën e trupit aq mire sa perpara udhëtimit në Hapësirë.
Cila anë është sipër?
Në Tokë, graviteti është i rëndësishëm për të na treguar cila anë e trupit është sipër dhe cila është poshtë. Ndjesia jonë për ekulibrin i tregon trurit tone çfarë janë duke bërë këmbët dhe duart tona nëqoftëse në jemi duke lëvizur ose jo, dhe nëqoftëse ne kemi përfunduar përmbys (me kokë poshtë).
Mungesa e peshës në Hapësirë na prish ekuilibrin. Duart dhe këmbët nuk peshojnë fare po të mos ishte graviteti. Prandaj trupi mendon se ato janë zhdukur (nuk ekzistojnë). Atje nuk ka ndjeshmëri ndaj pozicionit poshtë ose lart, kështu që astronautët nuk mund të kuptojnë nëse janë duke qëndruar drejt ose përmbys.
Nëqoftëse ti e ke provuar se të merren mendtë ose të përzihet nga rrotullamja, ti e kupton se mungesa ekuilibrit të bën që të të përzihet. E njëjta gjë mund të të ndodhi në një makinë ose ne një varkë. Shumë astronautë nuk e ruajnë ekuilibirn në Hapësirë dhe vjellin. Pas disa ditësh kjo ndjesi kalon dhe astronautët mësohen me mungesën e peshës në hapësirë.
Astronautët, për ta larguar këtë ndjesi, sterviten në aeroplanë që janë duke fluturuar lart dhe bien nga një largesi e lejueshme. Për shumë vite, këto aeroplanë janë njohur me emrat si “Weightless Wonder” ose me më shumë dashuri “Vomit Comet." Që të shohësh aeroplanin duke fluturuar dhe të mësosh se si graviteti I ulët është nxitur në Tokë, shif videon nga RIT University News.
Detaje bibliografike:
- Artikull: Eshtrat dhe ekuilibri
- Autor: Dr. Biology
- Botues: Arizona State University School of Life Sciences Ask A Biologist
- Emri i internetit: ASU - Ask A Biologist
- Data e publikuar: 31 May, 2017
- Data e qasjes:
- Faqja e internetit: https://askabiologist.asu.edu/eshtrat-dhe-ekuilibri
APA Style
Dr. Biology. (Wed, 05/31/2017 - 16:47). Eshtrat dhe ekuilibri. ASU - Ask A Biologist. Retrieved from https://askabiologist.asu.edu/eshtrat-dhe-ekuilibri
Chicago Manual of Style
Dr. Biology. "Eshtrat dhe ekuilibri". ASU - Ask A Biologist. 31 May 2017. https://askabiologist.asu.edu/eshtrat-dhe-ekuilibri
MLA 2017 Style
Dr. Biology. "Eshtrat dhe ekuilibri". ASU - Ask A Biologist. 31 May 2017. ASU - Ask A Biologist, Web. https://askabiologist.asu.edu/eshtrat-dhe-ekuilibri
Be Part of
Ask A Biologist
By volunteering, or simply sending us feedback on the site. Scientists, teachers, writers, illustrators, and translators are all important to the program. If you are interested in helping with the website we have a Volunteers page to get the process started.